Pas 7 vjet në arrati, dorëzohet i dyshuari për “27 prillin”
Pas shtatë vitesh në arrati, Dejan Davidovski – Desho iu është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Deve Bair” në hyrje të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, transmeton Kanal 5.
Dejan Davidovski – Desho kërkohej me fletarrest ndërkombëtar lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për sulmin në Kuvend më “27 prill” të vitit 2017. Dyshohet për bashkim kriminal dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë.
Ndërkaq, Davidovski para 5 vitesh u arrestua në Suedi, por Gjykata Supreme e Suedisë e hodhi poshtë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim.