Toshkovski sjell një lajm të keq për kriminelët: Prej nesër shtohet prezenca e policisë në tërë Shkupin
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se MPB-ja nga sot fillon aksion të posaçëm operativ me fokus sigurinë e qytetit të Shkupit dhe parasheh prani të shtuar të policisë në terren.
MPB-ja dëshiron ta sjellë situatën e sigurisë në atë nivel që duhet të jetë, deklaroi Toshkovski, transmeton portali Lideri.mk.
“Nga sot zyrtarisht u shpallim luftë vagabomdave dhe kriminelëve që pushteti i kaluar i lejoi të krijojnë probleme aq shumë, si në Shkup, ashtu edhe në gjithë territorin e Maqedonisë, sepse mendojnë se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe tani”, tha ministri Toshkovski pasi u pyet se si është e mundur të arratisen 200 të burgosur nga dy burgjet “Shutkë” dhe “Idrizovë” në Shkup në vitin 2023 dhe nëse mund të ndihemi të sigurt në Shkup.
Ai vlerësoi se shteti është në gjendje katastrofike, transmeton lideri.mk, dhe shtoi se sistemi, është i shkatërruar.
– Por nuk ka më të privilegjuar. Kushdo që ka bërë një gabim dhe është turpëruar para popullit të tij dhe ka shpërdoruar autoritetin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për punonjës policie, qeveritarë etj. do të përgjigjet para ligjit – ishte kategorik ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski./Lideri