September 19, 2024
Maqedoni

Policia tregon kush është shoferi i cili “fluturoi” me veturë në lumin Vardar (Video)

Në SPB Shkup mëngjesin e sotëm në ora 07:23 është raportuar se një automjet i udhëtarëve “Kia” me targa regjistrimi të Shkupi, ka thyer gardhin mbrojtës të urës “Nëna Terezë” dhe ka rënë në lumin Vardar.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, verura është drejtuar nga 32 vjeçari V.K. i cili është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” për të marrë ndihmë mjekësore.

Video: https://www.instagram.com/reel/C_Da1vhtbW6/?igsh=ajNwdzZmc2xxY3g1