September 19, 2024
Maqedoni

Shjup, vetura bie nga ura në lumin Vardar

Mëngjesin e sotshëm në afërsi të urës tek “Vero Jumbo”, gjegjësisht në udhëkryqin e bulevardeve Krste Misirkov dhe Koço Racin një veturë përmes gardhit të urës së Revolucionit ka rënë në lumin Vardar.

Nuk ka të dhëna për gjendjen e shoferit dhe nëse në veturë ka pasur pasagjerë të tjerë.

Policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrrollet në vendin e aksidenti.