Lajçak: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE mbetet në një ‘periudhë të errët”
Nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky konstatim është bërë gjatë panelit “Pamja e përbashkët e fqinjëve: E ardhmja e Evropës”, që është mbajtur gjatë samitit treditësh në Antalia të Turqisë, përcjell Tv SHENJA.
Miroslav Lajcak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Evropa është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor dhe se ofron mbështetje të rëndësishme për rajonin në tregti dhe investime.
Duke nënvizuar se që nga Samiti i Selanikut 2003, ku BE paraqiti mundësinë e anëtarësimit të plotë në vendet e rajonit për herë të parë, dy vendet kanë ngecur në procesin e negociatave.
“Meqenëse BE duhet të merret me një krizë ekonomike, krizë refugjatësh dhe pandemi të koronavirusit, çështja e anëtarësimit në BE mbetet në prapavijë dhe procesi është në një ‘periudhë të mjegullt’, tha ai.
Duke nënvizuar se BE pret një sinjal të fortë nga vendet në rajon, ai tha se BE duhet të sigurohet që çdo anëtar i ri që do të bashkohet me bashkimin do të jetë funksional. /SHENJA/