Lajm i fundit: Vetëdorëzohet në polici personi i tretë i kërkuar për vrasjen te “Mavrovasja”
Një nga të dyshuarit për ndihmë në vrasjes në qendrën tregtare “Mavrovka”, i cili ishte në kërkim intensiv nga policia, është vetëdorëzuar pasditen e sotme në komisariatin e Kisella Vodës, mëson “Telma” nga burime në MPB.
Pasditen e sotme, transmeton lideri.mk, Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin e parë për këtë vrasje. Nga ana tjetër, i arrestuari i dytë është lënë i lirë, pasi hetimet e deritanishme nuk kanë vërtetuar lidhjen e tij me aktin e rëndë./Lideri