September 19, 2024
Maqedoni

I riu nga Kumanova bëhet për spital, e rrahën disa persona në Shkup

Me datë 21.08.2024 në ora 01:45 në SVR Shkup, nga Kompleksi “Nënë Tereza” është raportuar se ndihmë teknta ka kërkuar F.R (22) nga Kumanova, i cili ka arritur me lëndime. Sipas njoftimit, rreth orës 01:00 në një park në zonën e komunës Karposh, ai është sulmuar fizikisht nga disa persona, ku për pasojë ka pësuar lëndime. Po merren masat për zbardhjen e rastit, njoftoi MPB.