Maqedoni

Gjykata Penale – Shkup: Përgjegjësia për ikjen e Blerim Ramadanit të kërkohet tek MPB-ja

Përgjegjësia për arratisjen e shtetasit kosovar Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi Gjykata Themelore Penale Shkup pas rastit të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në reagim gjykata rikujton se pas arrestimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak për 15 ditë (nga 17 korriku deri më 1 gusht), që sipas tyre është koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgimi në raste të tilla ekstradimi

Pas kësaj, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

“Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht stacionit policor kompetent. Prandaj përgjegjësia (sistematike apo individuale) për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, thotë Gjykata Penale.