Grumbullohen për një ditë 15 mijë euro për shërimin e vajzës nga Shkupi
Foto Ilustrim
Janë grumbulluar 15 mijë eurot e nevojshme për shërimin e vajzës 11 vjeçare nga Shkupi, që rrezikonte t’i amputohet këmba.
Apelin dramatik e ka publikuar arsimtari i shkollës Liria, Sani Hoxha, shkruan portali lideri.mk, duke paralajmëruar se shuma prej 15 mijë eurove duhej të mblidhet deri ditën e hënë.
Mirëpo shkupjanët dhe shqiptarët anembanë dëshmuan bujarinë e tyre, duke mbyllur shumën e kërkuar brenda vetëm një dite.
“ LAJM I MIRË:
U mblodh shuma totale për operimin e vajzës 11-vjeçare!❤️
I urojmë shërim sa më të shpejtë vogëlushes!🌹
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve!🤲”, ka njoftuar arsimtari Hoxha, vetëm disa orë pasi shpërndau apelin./Lideri