Kosovë

Vrasja në Ferizaj | Viktima është axha i Prindon Sadriut

Personi që është vrarë nga zyrtari policor sot në Ferizaj, është axha i zotriut të parë, Prindon Sadriu.

Viktima është Sadri Sadriu, kështu kanë bërë me dije burime nga Lugina.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

Majori Qazim Reka, tha për Gazetën Insajderi se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.

Prokuroria në Ferizaj jep detaje: Dërgohet në mbajtje për 48 orë polici i dyshuar për vrasjen në fshatin Bibaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në fshatin Bibaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.”

“I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet aty.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës“, thuhet në njoftim.