September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Një zjarr i madh ka rënë në një shtëpi në Çair

Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në një shtëpi në Çair, bëjnë të ditur banorët.

Sipas pamjeve në vendngjarje të portalit skopje1 i gjithë kati dhe çatia e shtëpisë janë djegur plotësisht, ndërsa në afërsi ndodhet edhe një pallat 8-katësh.

Ekipet e Zjarrfikëses tashmë po bëjnë përpjekje për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, për të parandaluar zgjerimin e tij në objektet fqinje.

 

.