September 19, 2024
Maqedoni

Ilir Demiri citon hadith: Shpresoj që Zoti ta pranojë bamirësinë e Lazim Destanit

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, mjeku Ilir Demiri falënderoi pronarin e kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanin për investimin të mbi 1 milion eurove në repartin intern të Spitalit të Tetovës, përcjell TV21. Ai citoi një hadith pas ngjarjes, duke thënë:

“Unë në këto momente do të kisha përdorur një hadith i cili thotë se më i miri prej juve është ai që është më i dobishëm për të tjerët, kjo është motoja e jetës sime, me këtë moto udhëhiqem. Shpresoj që Zoti ta pranojë donacionin dhe bamirësinë e z.Lazim Destanit, të ketë shëndet ai si individ, familja e tij, edhe gjithë të angazhuarit e kompanisë Ecolog”, theksoi Demiri.