BallinaMaqedoni

Shkupi sot ka qenë tërë ditën në rrezik me temperatura të matura prej 43 gradëve

Në Shkup në orën 17 janë matur 43 gradë rekorde, që është temperatura maksimale në qytetet e Maqedonisë për sot. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti për Hidrometeorologji (EHMR) në rajonin Shkup-Petrovec, në ora 14:00 ka pasur nxehtësi rekorde prej 40,4 gradë. Siç transmeton lideri.mk, EHRM njoftoi gjithashtu se nesër vapa do të jetë në nivelin e verdhë aktive për rrezikun e temperaturave të larta, e cila është më e lartë se niveli portokalli në të cilin është Maqedonia prej ditësh.

Temperatura prej 43 gradë për periudhën e gushtit për rajonin e Shkupit dhe Petrovecit i përket kategorisë së temperaturave katastrofike të shënuara me ngjyrë të kuqe, e cila është kategoria më e lartë, para “temperaturave të rrezikshme” të shënuara me ngjyrë portokalli duke filluar me 41 gradë, “të jashtëzakonshme” me të verdhë nga 38 gradë, ndërsa temperatura 36 gradë në gusht karakterizohet si e padëmshme për Shkupin./Lideri