Mashtruesi ia mori 10 mijë euro 86 vjeçares nga Shkupi, ja si e mashtroi!
Më 14.08.2024 në ora 15:20 në SVR Shkup, një grua 86-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 10.000 euro. Sipas njoftimit, shkruan lideri.mk, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si punonjëse policie dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë për t’u liruar nga policia në Mal të Zi. Mësohet se ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë aty ku i ka thënë personi. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri