September 7, 2024
Sport

Anglia shkon në finale, shënoi gol në minutën 91 (Video)

 

Një gol i Ollie Watkinsit në minutën e fundit e ka kthyer Anglinë në finalen e Evropianit tre vjet pasi humbi nga Italia në shtëpi.

Anglezët fituan 2:1 ndonëse ishin në avantazh herët pas golit të Xavi Simonsit për Holandën në minutën e shtatë.

Ata fillimisht barazuan nga penaltia në minutën e 18-të, dhe nga ai moment loja ishte relativisht e qetë dhe pa shumë raste.

Mirëpo në skenë doli zëvendësuesi i Harry Kanet, Watkins, i cili realizoi vetëm dhjetë minuta pas inkuadrimit.