RMV, kush u bë deputet?
Sipas projeksionit aktual për Kuvendin e ri, VMRO-DPMNE do të ketë 58 mandate, Fronti Evropian 19 mandate, LSDM 18 mandate, Vlen 13 mandate, e Majta 6 mandate, Lëvizja ZNAM 6 mandate, transmeton Portalb.mk.
Njësia zgjedhore 6
Nga 100% e votave të përpunuara në Njësinë Zgjedhore 6, shpërndarja e mandateve është në favor të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Ali Ahmeti i solli 9 mandate koalicionit, ndërsa Bilall Kasami nga koalicioni Vlen siguroi 7 mandate.
Në përbërjen e ardhshme parlamentare, elektorati shqiptar do të përfaqësohet nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Taqi, Rina Ajdari, Bejxhan Iljas, Ilir Demiri, Sali Murati, Fatmire Isaki nga Fronti Evropian dhe Bilall Kasami, Bekim Qoku, Mimoya Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadiq Suleimani nga Vlen.
Nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në Kuvend, përveç Dafina Nikoloskës, do të hyjnë edhe Aleksandar Veljanovski dhe Valentina Marçevska.
Njësia zgjedhore 5
Nga 100% e votave të përpunuara deri më tani në NjZ 5, njëzet mandatet ndahen ndërmjet VMRO-DPMNE-së, LSDM-së; Frontit Evropian, Koalicionit Vlen dhe Znam.
Më së shumti mandate ka siguruar Gjorgjija Sajkoski nga VMRO-DPMNE, 10. Përveç Sajkoskit, nga VMRO-DPMNE, në Kuvend hyjnë edhe Olga Lozanovska, Sasho Donev, Pece Milevski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Mevmed Xhaferi, Kire Bojinovski, Silvana Angelevska, Gracia Bakraçeska.
Jovan Mitreski nga LSDM siguroi 3 mandate, nga të cilët një për vete dhe tre për Bisera Kostadinovska Stojçevska, Mitko Trajçuleski.
Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët nga koalicioni i udhëhequr nga BDI, “Fronti Evropian”, do të mbrojë politikat e bllokut shqiptar në Kuvend së bashku me Musa Xhaferin dhe Arbana Pasholin.
Vlen dhe ZNAM do të kenë secili nga një përfaqësues në Kuvend, përkatësisht deputetët Salim Sulejmani dhe Vesna Bendevska.
Njësia zgjedhore 4
Nga 100% e votuesve të përpunuara që kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare në NjZ 4, kanë votuar gjithsej 139.086 persona. Sipas projeksioneve të të dhënave të përpunuara, KSHZ ka llogaritur se në përbërjen e re parlamentare do të hyjnë 20 deputetë nga të katër.
Bartësi i listës parlamentare të Koalicionit “MAQEDONIA JUAJ”, VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski, i ka siguruar partisë së tij 13 mandate ose 8 mandate më shumë se bartësi i Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane – LSDM, ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Në përbërjen e re parlamentare, LSDM-në do ta përfaqësojnë Jovanka Trençevska, Mile Talevski, Sonja Mirakovska dhe Borçe Cvetkov.
Politikat e VMRO-DPMNE-së, përveç Nikoloskit, në Kuvend do t’i përfaqësojnë edhe këta deputetë: Antonio Milloshoski, Eli Panova, Dejan Prodanoski, Zoranço Jovançev, Angelinka Petkova, Petar Risteski, Zlatko Penkov, Monika Trajanova, Julia Tushevska, Zhan Drvoshanov, Petar Markov, Biljana Kuzmanoska.
E Majta dhe ZNAM do të përfaqësohen në Kuvend me nga një deputet, gjegjësisht bartësit Sashko Jançev dhe Mile Cekov.
Njësia zgjedhore 3
Me 100% vendvotime të procesuara, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Njësinë Zgjedhore 3, koalicioni Maqedonia juaj është fitues absolut.
Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Dragan Kovacki, ka siguruar 14 mandate, që është numri më i madh i mandateve të fituar nga njësitë zgjedhore për të gjitha partitë.
Përveç tij, mandate deputetësh morën: Nikolla Micevski, Rashela Mizrahi, Igor Zdravkovski, Nikola Konjanovski, Blagica Lasovska, Mile Lefkov, Daniela Hristova, Marija Petrushevska, Dushko Ivanov, Aleksandar Jamalov, Dragana Bojkovska, Emil Spasova.
LSDM-ja e udhëhequr nga Sanja Lukarevska fitoi vetëm 4 deputetë në këtë njësi zgjedhore: Sanja Lukarevska, Ljupço Nikollovski, Goran Misovski, Bllagoj Boçvarski. Partia e Majta në NjZ 3 fitoi vetëm një mandat, Borislav Krmov dhe ZNAM fitoi një deputet, që është Pavle Arsoski.
Njësia zgjedhore 1
Në njësinë e parë zgjedhore prej 95,79% të votave të përpunuar, Koalicioni Maqedonia juaj e VMRO-DPMNE-së do të ketë 10 deputetë, Hristijan Mickoski, Gordana Koçovska Dimitrievska, Koalicioni, Sinisha Stojanovski, Beti Stamenkovska, Toni Jarevski, Ivan Zhikovski, Ljupco Prenxhov, Marija Miteva dhe Ivanka Vasilevska. Koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM ka 3 mandate, E Majta, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së dhe Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar kanë nga 2 deputetë dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë një deputet, Boban Karapejovski.
Njësia zgjedhore 2
Në njësinë zgjedhore 2 prej 100% e votave të përpunuara, Koalicioni Maqedonia juaj e VMRO-DPMNE-së do të ketë 8 deputetë, Vllado Misajlovski, Jaklina Peshevska, Koalicioni, Boban Nikolovski, Bojan Stojanovski, Karolina Naskovska, Zoran Kocevski, Brane Petrushevski, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së katër mandate, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar Vlen 3 deputetë, Koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM 2 mandate, ndërsa e Majta, Amar Maçinoviq dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Daniel Stojçevski.