Maqedoni

Lloga i thotë Zeqirja Ibrahimit: A mund ta përsërisni pas meje, “Zonja Davkova nuk meriton VOTË”

Të ftuar në ClickPlus, Krenar Lloga e Zeqirja Ibrahimi debatuan për deklaratën e Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente nga VMRO, ku tha se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

Lloga tha se kjo retorikë nacionaliste është e VMRO-së dhe duhet të dënohet dhe shtoi se Davkova flet si kandidate VMRO-së dhe jo si individ.

“Ajo zonjë e panderuar nuk meriton votë pikë dhe këtë duhet ta thonë kaq shkurt kaq qartë por kanë frikë”, tha Lloga.

Por kjo u kundërshtua nga Zeqirja Ibrahimi ku tha se nuk kanë frikë por reagimi i Lloga ishte i menjëhershëm ku i kërkoi Ibrahimit që ta përsëris pas tij “Zonja në fjalë nuk meriton votë”.

“Si koalicion vendimi është se është përfunduar gara e zgjedhjeve presidenciale. Unë nuk jam individi që vendosi në emër të koalicionit. Për VLEN nuk ka garë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Ibrahimi.