75 vite nga ikja e Mid’hat Frashërit: Sa shpejt i harojmë xhevahirët e KOMBIT
DAIM ILAZI
SA MËKAT TË MADH KEMI BËRË ANDEJ E KËNDEJ KUFIRIT PËR MITHAT FRASHËRIN…50 VITE E FUTËM NË KOSHIN E TRADHËTARËVE…KOLOSIN E KOMBIT! SOT 75 VJETORI I VDEKJES
Më 3 tetor 1949, në Nju Jork, SHBA, në moshën 69 vjeçare, nga një atak kardiak, ndërroi jetë i madhi Mid’hat Frashëri (i njohur gjithashtu me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), shkrimtari, gazetari, përkthyes, poliglot, politikan, Minister i punëve të jashtme, dhe diplomat i shkëlqyer. Djali i Abdyl Frashërit, një prej veprimtarëve më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, KRYETAR I KONGRESIT TË ALFABETIT NË MANASTIR 1908.
U lind në Janinë më 25 mars 1880, pinjoll i Dulellarëve të Frashërit, i biri i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Abdyl bey Frashërit dhe Ballkëzes së Ibrahim Laçit. Të atin e takoi për herë të parë kur doli nga burgu i Prizrenit dhe vetë ishte pesë vjeç.
Në vitin 1942 u bë president i Ballit Kombëtar, një lëvizje antikomuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mid’hat Frashëri përmendet si një nga etërit e nacionalizmit modern shqiptar.Për fat të keq, asnjë akdemi solemne për këtë Kolos të kombit,as në ditëlindjen e as në përvjetorin e vdekjes tij,asnjë homazhë as në atdhe as në mëmdhe. Sa shpejt i harojmë xhevahirët e KOMBIT.