7 persona gjobiten me nga 2 mijë euro, pasi shkelën orën policore!
Prokuroria Publike në Shkup ka njoftuar, se ka parashtruar gjobë kundër 7 personave pasi nuk kanë respektuar protokollet për parandalim të virusit Covid-19 dhe kanë shkelur orën policore.
“Të akuzuarit, në ngjarje të ndryshme juridike-penale nuk e kanë respektuar orën policore, dhe gjatë kohës së ndalesës së përcaktuar me rregulloret për parandalim të shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton TV21.
Prokurori publik përkatës për të gjithë të akuzuarit ka parashtruar gjobë me lartësi prej 100 gjobave ditore, ku një gjobë ditore kap vlerë prej 20 euro. Përkatësisht, secili prej të akuzuarve do të gjobitet me nga 2.000 euro./TV21