7 400 punëtorë do të mbeten në rrugë, nëse nuk miratohet ligji për mbështetjen e pagave
Në qoftë se nuk veprohet menjëherë me masën mbështetje për pagën nga ana e shtetit, 20 për qind e punëtorëve të industrisë së tekstilit do t’i humbasin vendet e tyre të punës. Përfaqësuesit e këtij sektori me apel drejtuar deputetëve që të miratojnë urgjentisht Ligjin për pagat e shkurtit dhe marsit për ruajtjen e vendeve të punës. Vetëm vitin e kaluar, tre mijë punonjës nga industria e tekstilit dhe lëkurës kanë humbur vendet e tyre të punës, sepse disa nga ndërmarrjet nuk punojnë ose punojnë me kapacitet të zvogëluar për shkak të shitjeve të reduktuara.
Nëse marrin ndihmë për pagesën e pagave, ata do t’i mbajnë punëtorët, përndryshe për këto dy muaj një përqindje e madhe e të punësuarve në industrinë e tekstilit do të mbeten në rrugë dhe do të ndodhë situatë katastrofike. Në vend se këta njerëz ta mbushin buxhetin dhe fondet pensionale dhe shëndetësore, do të mbeten të papunë nën Agjencinë e Punësimit. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje deputetëve të Maqedonisë, pushtetit dhe opozitës që të mendojnë të pavarur për këto gjendje- deklaroi SINKRON – Angel Dimitrov – Shoqata e industrisë së tekstilit dhe lëkurës.
Ndihma për pagat edhe më tej mbetet pezull, sepse ky ligj duhet të hyjë në procedurë parlamentare më datën 23 të këtij muaji, por nga ana tjetër koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njofton dorëzimin e numrit maksimal të amendamenteve për të bllokuar ligjin