Maqedoni

Mbi 2.000 shëruar nga koronavirusi, 112 raste të reja, 13 viktima

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, gjithsejtë 2179. Ndërkohë nga 4196 teste të kryera në 24 orët e fundit 112 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në Shkup-30, Kumanovë-13, Manastir-7, Kërcovë-8, Radovish -6 e kështu me radhë. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar numër rekord të të shëruarve, gjithsejtë 2179 persona. Në ndërkohë 13 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.