Maqedoni

Maqedoni e Veriut, mbi 3.800 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 17 viktima

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 viktima dhe 123 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.494, ndërsa numri i vdekjeve në 5.168

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 3.803 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 143.069 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 748.069 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.598 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.257.​​​​​​​