Maqedoni

Arsovski: Ndarja e mundshme e problemit dypalësh me Bullgarinë, mundësi për hapjen e negociatave deri në fund të vitit

Ne nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin me Bullgarinë deri në fund të këtij viti, thotë analisti politik, Petar Arsovski në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ai, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndajmë problemin dypalësh me Bullgarinë që nga fillimi i negociatave me Bashkimin, duke ndjekur shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Kjo do të varet kryesisht nga qëndrimi i 26 vendeve të tjera anëtare dhe Shteteve të Bashkuara ndaj një shteti anëtar që parandalon konferencën e parë ndërqeveritare. Këtu nuk mund të bëjmë shumë, mund t’i përsërisim qëndrimet tona. I takon komunitetit ndërkombëtar të vendosë nëse do të mbështesë këto parime ose do të lejojë Bullgarinë t’i shkel ato”.