Maqedoni

Koalicioni “Ndryshojmë” kërkon ndihmën e Avokatit të Popullit kundër digjitalizimit të teksteve shkollorë

Koalicioni “Ndryshojmë” ka kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit për të tërhequr propozim ligjin e ri për tekstet shkollore e që ka të bëj edhe me digjitalizimin e librave. Sipas këtij koalicioni, fondet financiare tashmë të caktuara për digjitalizimin e teksteve shkollore të ridestinohen për krijimin e ekipeve profesionale në shkollë ku bëjnë pjesë: defektologë, psikologë dhe punëtorë social. Ndërsa, mësuesit kujtojnë se reformat duhet të jenë graduale dhe jo të menjëhershme. Nga Avokati i Popullit, kanë përshëndetur ndërprerjen e bojkotit duke apeluar drejtorët e shkollave dhe kuadrit arsimor të mos bëjnë presione ndaj nxënësve duke i kërcënuar me mungesa të paarsyeshme.

Paratë e famshme nga Banka Botërore, 21milionë euro, që i paralajmëron ministrja e Arsimit është më mirë ti shfrytëzoj për krijimin e ekipeve profesionale në të gjitha shkollat. Të njëjtat ekipe do të jenë punëtor social, defektolog dhe psikolog sepse ne e dimë që fëmijë të ndryshëm shkojnë në shkollë. Ne për momentin nuk kemi në shkolla ekipe profesionale, çfarë do të bëjmë, si do ti trajtojmë ato fëmijë- deklaroi Suaret Alishan, koalicioni “Ndryshojmë”

Mund të bëhen librat digjital vetëm si ndihmës, jo si bazë. Këtu duhet të shikohen tri gjëra: aspekti material i digjitalizimit, aspekti moral dhe emocional i nxënësve. Nëse nuk i shohim këto gjëra së bashku, mendoj se në vend që të fitohet diçka, këtu do të humbet. Sa i përket bojkotit, tash për tash nuk do të ketë pa I harxhuar të gjitha resurset”- tha Xhelal Ramadani, mësues.