6 viktima dhe 298 raste të reja me virus
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.831 testime të realizuara, 298 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 335 pacientë të shëruar, ndërkaq, 6 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.