September 19, 2024
Maqedoni

Vazhdohen pankinat në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair

Sonte vazhduam me vendosjen e bankinave të betonit edhe në pjesën tjetër të Bulevardit “Cvetan Dimov”në Komunën tonë.

Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit.

Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë.

Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurtë.

Aksioni i sotëm është në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.