54-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë, dyshimet e policisë
Një person është gjetur i pajetë të martën në një fshat të Tiranës. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale S. M u gjet i vdekur në rrugën Tiranë-Ndroq në fshatin Varosh.
Sipas policisë, dyshohet se viktima mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar që është larguar menjëherë sapo ka kryer aksidentin.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.