Filipçe: Kujdes gjatë festave të mos shkaktohet valë e re
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një postim në rrjetin social ka thënë se gjendja me epideminë është duke u stabilizuar dhe se trendi i të infektuarve ka shënuar rënia. Megjithatë, ai kërkon kujdes ngase gjendja mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat.
“Para nesh janë fetat, ditët e lira dhe koha e mirë. T’i shfrytëzojmë në mënyrë të përgjegjshme të mos grumbullohemi dhe të mos i shkelim masat mbrojtëse. Ka shumë mënyra si ta kalojmë me kualitet kohën në rrethin familjarë me më të afërmit dhe të mbetemi të mbrojtur nga virusi”, ka shkruar Filipçe.
Ai shton se nga java e ardhshëm do të arrijnë sasi më të mëdha të vaksinave dhe do të rriten kapacitetet për vaksinim në maksimum.
“Ju siguroj se shpejt dhe në mënyrë efikase do të vaksinojmë në mënyrë që sa më shpejtë qytetarët do të fitojnë imunitet. Nga ju kërkojë respektim të masave të cilat do të na mbrojnë nga ndonjë valë eventuale pas festave”, ka shkruar Filipçe. /SHENJA/