Maqedoni

BDI e pafuqishme, Paunovskin e shkarkon Zaevi

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se polemika publike e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, si një drejtues i caktuar nga Qeveria, është e papranueshme, duke thënë se ai është shoku i tij, por ka bazë të mjaftueshme për shkarkimin e tij, të cilat do të vendosen nga shërbimet.

Ju nuk keni mundësi të komentoni publikisht për diçka që është kaq transparente, për të poshtëruar eprorin tuaj. Kjo është një çështje që njerëzit tanë presin që ne të adresojmë. Një proces serioz ka filluar për të vendosur ata njerëz (ata të punësuar në marrëveshjen kornizë). Gjithsej 1,349 ishin pjesë e procesit, 1,182 pranuan vendosjen, nuk është çështje vetëm nëse institucioni do t’i pranojë apo jo, 13 dhanë dorëheqjen vetë dhe 38 refuzuan dhe shkuan në listën e transferimit.

Ata janë të gjithë qytetarët tanë. Deri më tani, ata janë paguar dhe nuk kanë bërë asgjë. Të argumentosh me Zëvendëskryeministrin dhe Kryeministrin çdo ditë është një sfidë që nuk lejohet. Ekziston një hierarki, dhe megjithëse bëhet fjalë për mikun tim, Stojko Paunovski, parimet janë vendosur. Kjo është një bazë e mjaftueshme për shkarkimin e tij, tha Zaev.

Unë nuk e kuptoj deklaratën e Zoran Zaev si presion, unë jam vetëm pak i zhgënjyer që Kryeministri nuk më kupton, edhe pse unë dërgova informacion në lidhje me situatën në Inspektoratin e Tregut”kështu deklaroi sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (LSI) Stojko Paunovski pasi kryeministri i vendit Zoran Zaev drejtori akuza ndaj tij sa i përketë administratorëve shtetërorë informon Tetovasot.

Paunovski më tej tha se i ka kërkuar Zaevin të më përgjigjej në bazë të cilit kriter, me 247 persona të punësuar tashmë, ata na japin stafin më të papërshtatshëm. “Për 12 administratorë me Fakultetin Ekonomik dhe Juridik, nuk ka problem, ne do t’i pranojmë ata. “Por të tjerët kanë 180 kredite dhe mund të punojnë vetëm në administratë të zakonshme, sepse ata janë detektivë ose me Fakultetin e Kriminologjisë nga Fakulteti i Ramiz Merkos,” i tha Paunovski Sloboden Pecat.T

Refuzimi i administratorëve shqiptarë, Aziri: Grubi dekor në Qeveri

Drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Puanovski, nuk e nënshkruan sistematizimin e 35 administratorëve shqiptarë në institucionin që drejton, edhe pas thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendësit të tij Artan Grubi, shkruan gazeta LAJM. Ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti i ASH-AAA-së, Elmi Aziri, i cili ka thënë se ky veprim i drejtorit maqedonas dëshmon se Artan Grubi dhe ministrat tjerë shqiptarë janë vetëm dekor i Qeverisë, pa fuqi politike.

“Unë prita të më pyesni për rolin e kryeministrit shqiptar. Është si i kryeministrit të parë, si i zëvendës kryeministrit të parë janë një “make up” i qeverisë, nuk kanë asnjë peshë politike. Po dëshmohet edhe me rastin e administratorëve që u përmend në pyetjen e fundit, u dëshmua edhe me 100 ditëshin e parë të qeverisë kur ne e kishim debatin parlamentarë dhe kur i numëruam në mënyrë taksative të gjitha premtimet për 100 ditëshëm e parë dhe 6 mujorëshin e parë dhe asgjë nga ata nuk ndodhi. Fatkeqësisht po themi janë një “make up” veçanërisht një argument që e përdorin partitë maqedonase para faktorit ndërkombëtarë për të thënë, ja kemi edhe politikan shqiptarë në qeveri dhe gjithçka është në rregull. Pra, ata janë pa asnjë fuqi. Nuk është hera e parë që ne jemi dëshmitarë të pafuqisë politike të BDI-së dhe eksponentëve të tyre dhe ne i kemi thënë edhe më herët, jo vetëm tani që problemet nuk zgjidhen me shou mediatik. Problemet nuk zgjidhen me komponimin apo montimin e spoteve publicitare në Facebook, por çështjet zgjidhen me vendosmëri politike. Nuk është hera e parë që administrator të niveleve më të ulta të hierarkisë administrative nuk i përfillin vendimet e Qeverisë sa i takon shqiptarëve, veçanërisht nuk i përfillin vendimet e ministrave të BDI-së”, tha Elmi Aziri, deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA./Gazeta LAJM