Ngjarje tragjike në Strugë, burri therë me thikë bashkëshorten
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Strugë, me çrrastë një burrë 39-vjeçar vrau gruan e tij, e cila ishte pesë vjet më e re. Sipas informacionit zyrtar të SPB Ohër, në rrugën “Risto Krle” në Strugë, gjatë një sherri verbal me burrin e saj, S. Р. (1987) u godit me thikë dhe iu nënshtrua plagëve. Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë – Strugë. Ndërkohë autori i vrasjes, J. Р. (1982) është lënduar gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje. Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Çifti i ri kishte edhe fëmijë të moshës së mitur.