Sulmi në xhaminë e Tiranës, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”
Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë ndonëse është me probleme shëndetësore është arrestuar për akuzën e “aktit terrorist”, shkruan Euronews.
Kjo akuzë e ngritur ndaj tij vjen për shkak se i riu ka sulmuar një kult fetar siç është xhamia.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë.
Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po kështu, Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.