43 afganë e lëshuan Maqedoninë e Veriut
Edhe një grup prej 43 afganëve u larguan nga Maqedonia e Veriut, njoftoi Qeveria.
Për të njëjtit tashmë është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për hyrje në shtetin e tretë, si vend strehimi afatgjatë.
Për momentin në vend po qëndrojnë 505 afganë, pasi deri më tani janë larguar 128 persona pasi qëndrim u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe ShBA-të.
Afganët u strehuan në Maqedoninë e Veriut pasi Afganistani u mor nga talebanët.