Selami apel partive politike: Ta thërrasin diasporën të regjistrohet
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami sot ka dërguar apel deri te partitë politike në Maqedoninë e Veriut.
Kërkon nga ato, që ta thërrasin diasporësn për t’u regjistruar.
“Apel!!! U bëj apel të gjitha partive politike dhe i lus që, së bashku apo veç e veç, të dalin dhe ta thërrasin diasporën të mobilizohet për t’u vetëregjistruar. Gjithashtu, të ndërmarrin aktivitete konkrete për informim, sensibilizim dhe për ndihmesë, në mënyrë që të regjistrohet edhe bashkatdhetari i jonë i fundit”, shkroi Selami në “Facebook”, përcjell TV21.
A P E L !!! U BËJ APEL TË GJITHA PARTIVE POLITIKE DHE I LUS QË, SË BASHKU APO VEÇ E VEÇ, TË DALIN DHE T’A THËRRASIN…
Posted by Ilmi Selami on Sunday, April 11, 2021
Në një shkrim paraprak, Selami ka bërë thirrje edhe ndaj qytetarëve. I fton t’i lënë anash partitë politike që i fusin më tepër në huti, të regjistrohen, pasi siç thotë, “Këtu nuk ka mes, o humbim të gjithë o fitojmë të gjithë”.
“Vetëm me një regjistrim të suksesshëm e të plotë, fitojmë të gjithë”, ka shkruar mes të tjerash Selami.