Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme për Interin
Interi ka arritur të triumfojë minimalisht 1:0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 77-të, teksa Darmian shënoi dhe ia siguroi tri pikë të arta ekipit të tij.
Më pas, ekipi i Contes administroi ndeshjen dhe sfida u mbyll me rezultat minimal, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 74 pikëve në vendin e parë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë. /Gazeta Express/