July 3, 2024
Maqedoni

32 vjeçari nga Kërçova humbi jetën në aksident

Foto Internet
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën magjistrale A2, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se edhe pasagjeri në veturën “VW Touran” ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 20.05.2024 në ora 13:00 në Departamentin e Policisë në Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore A2, afër fshatit “Trapçin Doll”, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Touran” nga Kërçova me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.B. (32) nga fshati Kolibarë i Kërçovës ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë shoferi A.B. në vendin e aksidentit, ndërsa pasagjeri L.XH. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.