31 vjeçari nga Shkupi dyshohet për tregti ilegale të mbi 45 kilogramëve marihuanë
Prokuroria Themelore Prilep, sot lëshoi Urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër një personi nga Shkupi, të moshës mbi 31 vjeçare, i cili është i dyshuar për tregti ilegale të mbi 45 kilogramëve marihuanë, të përzier me duhan.
Personi ngarkohet për veprën penale – “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi penal.
Nga PTHP informojnë se prokurori kompetent publik ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës paraburgim deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep, pasi në rastin konkret ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik nga arratia dhe mundësia që i dyshuari ta përsëris veprën ose të tentojë t’i mbulojë dëshmitë, gjë që gjykatësi në procedurë paraprake e ka pranuar dhe me vendim të dyshuarit i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.