Opinion

30-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës, dhe 16-vjetori i hapjes të Fakultetit “Administratë Biznesi” Kumanovë

DATA QË DO TË MBETENË NË KALENDARIN E ARSIMIT SHQIP KUMANOVË-LIKOVË

“Të presishë vetëm nga pushtetarët e qeveria, me siguri këto institucione nuk do të egzistonin, por falë inciativave qytetare si më: 1991 me hapjen e paraleleve të Gjimnazit në Kumanovë me mësim në gjuhën shqipe pa pëlqimin e pushtetit të kohës, 1994, hapjen UT, si dhe më 2007/2008 hapjen e Fakultetit të “AB” Kumanovë, u realizuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve në Maqedoninë Dardane, e veçmas në Kumanovën herohike e Karadakun e saj, nga se me qeverit që kishim për këto vite nuk do të bënin zgjidhje rë dëshiruar nga popullata shqiptare deri sot, po edhe tani e tutje mund të mbeteshin vetëm premtime dhe të shkonin vitet kot.

– Dr.Naim Alimi

“Iniciativa e hapjes së Fakultetit të “AB” Kumanovë me mësim në gjuhën shqipe u konkretizua më 28 tetor 2007, kur u mbajt Kuvendi nga këshilli inicues për themelimin e Fakultetit nga intelektualët shqiptarë. Ky Kuvend u mbajtë në lokalet e shkollës fillore.”Naim Frashëri” Kumanovë për të mbajtur këtë mbledhje, për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Kumanovës u bisedua haptas për të marrë fatit në duart tona, të historisë, të traditës e të gjuhës tonë.”
(Nga raporti i punës i këshillit iniciativ të Fakultetit, më 22 nëntor 2009)

– Prof. Etem Xheladini

“Arsimi mbi të gjitha, arsimi nuk duron nënshtrim, për shqiptarët asnjëherë nuk është vonë, por gati gjithmonë shqiptarët u është deshtë që vetë të marrin iniciativa për të hapë shkolla shqipe nga se pushtuesit na e ndalonin arsimi shqip, si dhe pushtetet jodemikratikë, me politika bastarde dhe falsifikatorët e porositura të historisë.”

– Dr. Sevdail Demiri

„Fakulteti i “ AB” Kumanovë, padyshim nuk e kishte vetëm rolin e arsimimit të lartë, por krijimin e një klase intelektuale, njëherit ishte edhe promotore dhe bartëse e përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve për të realizuar të drejtat e barabarta dhe përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve në pushtetin lokal, që të jetë një komb me të drejta të barabarta shtetformuese në Maqedoni.”

– Dr. Minir Ademi

Hapja e Fakultetit të “AB” Kumsnovë do të jetë një datë që do zenë vend në kalendarin historik të arsimit shqip
“Kumanovë 28 tetor 2007/2008”
Kumanova dje ishte dëshmitare edhe e një date historike për popullin shqiptar. Në shhkollën fillore “ Naim Frashëri, me iniciativë të SHASH-it “Naim Frashëri” Kumanovë -Likovë, u mbajt mbledhje e këshillit inicues për hapjenë e Fakultetit, nën menaxhimin e kryetarit të SHASH-it “ Naim Frashëri” prof. Etem Xheladini, i cili me vendimin e të pranishmëve u shndërrua në këshillë për hapjen e Fakultetit në gjuhën shqipe në Kumanovë, ku morën pjesë mbi 95 intelektualë të rangjet e ndryshme të shqiptarëve nga Kumanova-Likova.
Që në fillim të mbledhjes kryetari i SHASH-it prof.Etem Xheladini, në fjalën e hapjes, pos tjerash kërkoi që në këtë tubim të dominojë arsyeja, mençuria dhe harmonia mes të pranishmëve (që ishte paralajmërim se do të ketë edhe diskutime polemizuese), ndërsa lidhur me arsyeshmërinë e hapjes së këtij institucioni në foli prof. Etem Xheladini. “

– Selajdin Shabani, gazetar

Një nga këto ngjarje në historinë më e re të popullit shqiptar, në Kumanovë-Likovë dhe jo vetëm, është hapja e Fakultetit të “AB”institucioni i parë për arsimin të lartë në Kumanovë në gjuhën amtare, i cili nga shumë studiues është vlerësuar si projekti më i madh kombëtar, jo vetëm arsimor, kulturor dhe shkencor, por edhe si projekt me të cilin janë lidhur zhvillimet e mëvonshme politike për avancimin e pozitës së shqiptarëve në pushtetin Lokal në Kumanovë.
Nga mediet e kohës dhe gazetarët pjesëmarrës në mbledhjen e këshillit inicues të Fakultetit i cili është mbajtur me iniciativën e SHASH-it Kumanovë-Likovë, gjashtëmbdhjet vjetë më parë është vlerësuar ngjarje historik për popullin shqiptar të Kumanovës.

P.S
Si vlerësohet sot kjo ngjarje, këtë u takon ta thonë drejtuesit aktualë të këtij Fakultetit, historianët dhe studiuesit, në bazë të burimeve të shkruara dhe dokumenteve relevante, për të mos u lënë shteg manipuluesve dhe falsifikatorëve të kësaj historie të lavdishme, nga më të rëndësishmet në historinë e re të popullit shqiptar në Kumanovë-Likovë
Popullata shqiptare në Kumanovë tanimë e ka arritur pjekurinë e duhur politike dhe kombëtare që të reflektojë dhe veprojë në mënyrë të dinjitetshme, për hirë të së vërtetës historike dhe në nderim të atyre intelektualëve vizionarë, të cilët guxuan dhe ditën në kohën e duhur t’i realizojnë aspiratat historike të shqiptarëve të Kumanovës-Likovës për arsimim në gjuhën shqipe dhe shkolla kombëtare, arsimimin e mesëm dhe të lartë në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.
(Nga këshilli inicues për themelues: e Fakultetit të “AB” Kumanovë).

*Në bashkëngjitje jepen dëshmi nga shtypi ditor i kohës.

(Nga 28 tetor 2007/2008)

Dokumente shtesë në këtë LINK: https://www.facebook.com/share/p/VFvCJo6k5p5rA3hH/?mibextid=WC7FNe