3 të vdekur nga tërmeti i sontëm në Turqi
Tre persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fundit me magnitudë 6.3 që goditi Turqinë pasditen e kësaj të hëne.
Sipas autoriteteve turke, viktimat janë në Antalia, Defne dhe Samandag.
Shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Tërmeti i fundit shkaktoi shembje të tjera të ndërtesave. Ekipet e kërkim-shpëtimit dolën në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Ekspertët turq vlerësuan se ky tërmet ishte i pavarur nga ai i dy javëve më parë që shkaktoi tragjedinë më të madhe në historinë e Turqisë moderne, me mbi 40 mijë viktima.
Tërmeti i sotëm me magnitudë 6.4 u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.8. /tvklan.al