Kosovë

Zemaj: Menaxhimi i pandemisë nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as parqet publike

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se është shumë brengosëse rritja e infeksionit me COVID-19 për dhjetë ditë.

Zemaj që deri para pak kohësh ishte ministër i Shëndetësië në një postim në Facebook shkruan se menaxhimi i pandemisë nuk mund ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike.

“Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike”.

“Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”, ka shkruar ai.