Maqedoni

28 viktima nga virusi

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për situatën me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Për 24 orë janë regjistruar 1.409 raste të reja pozitive, nga realizimi i 3.824 testimeve.

Nga rastet e reja, 206 pacientë janë infektuar për të dytën herë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1.455 të shëruar dhe 18 viktima.

Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 10 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 31.01.2021 – 07.02.2022.

Raste aktive janë 11.748.