Policia spanjolle u kërkon Dardanëve ta largojnë flamurin e Kosovës, ja reagimi i tyre
Policia spanjolle u kërkon Dardanëve ta largojnë flamurin e Kosovës, ja reagimi i tyre
Ka nisur ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës në Sevilla.
Për shkak se Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, është diskutuar shumë nëse autoritetet spanjolle do të lejojnë që Dardanët të prezantohen me flamurin e tyre.
Media ka siguruar një video ku shihen disa policë spanjollë duke kërkuar nga tifozët Dardanë që ta largojnë flamurin e Kosovës.
Mirëpo këta të fundit kanë refuzuar.