“27 Prilli”, avokatët: Prokuroria nuk dëshmoi fajësinë e Janakievskit
Fjalë përmbyllëse mbi rastin “organizatorët e 27 Prillit” nga avokatët e të pandehurit Mile Janakieski. Mbrojtja në sallën e gjyqit vuri në dukje se ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve nuk u përmend askund se kishte organizuar protesta, as se ai kishte organizuar dhunë. Më parë në fjalën përfundimtare, të pandehurit Trajko Veljanoski dhe Spiro Ristevski kërkuan aktvendim lirimi.
“Konsideroj se dëshmitë e paraqitura gjatë seancës kryesore si materiale dhe verbale hedhin poshtë plotësisht gjetjet e prokurorisë, veçanërisht pasi veprimet e kryerjes kundër të pandehurit Mile Janakieski në asnjë element nuk përmbushin karakteristikat e veçanta të ekzistencës së kësaj vepre”, tha Aleksandar Novakovski, avokat.