Afrohet Ramazani, OBSH-ja me rekomandime
Afrohet Ramazani, OBSH-ja me rekomandime
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime para muajit të shenjtë mysliman, Ramazanit dhe festës Pashkët.
Propozojnë, që tubimet fetare të mbahen në hapësira të hapura.
“Në vendet ku virusi shpërndahet më shumë, duhet seriozisht të mendohet për tubime virtuale, për anulimin apo zvogëlimin e madhësisë së këtyre tubimeve”, rekomandojnë nga OBSH-ja, përcjell TV21.
Shtojnë, se në përgjithësi, “të gjitha ritualet fetare duhet të mbahen në të hapur, nëse është e mundur, apo të zvogëlohen në madhësi dhe kohëzgjatje”.
“Shumë më mirë është nëse festohet vetëm me anëtarët e familjes”, precizojnë nga OBSH-ja.
Tubimet në vende të mbyllura i shohin “si të rrezikshme, edhe nëse janë të vogla”, pasi siç sqarojnë, mbledhin anëtarë të familjeve të ndryshme.