Maqedoni

26 vjeçari në Gostivar lëndon veten më thikë më pas e sulmon nënën e tij, motrën dhe mbesën!

Sot (23-nëntor) në ora 11:15 në SPB-Tetovë është raportuar se një 26 vjeçar, banor i një fshati të Gostivarit në shtëpinë e tyre familjare, fillimisht është lënduar disa herë me një mjet të mprehtë, e më pas ka lënduar nënën e tij 50-vjeçare, motrën 29-vjeçare dhe mbesën e tij të mitur, thonë nga SPB Tetovë, raporton SHENJA.
Menjëherë i pandehuri i cili kishte probleme shëndetësore si dhe tre personat tjerë të lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për tu ofruar ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-DPB Gostivar kanë kryer inspektimin e plotë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.