Maqedoni

26 raste të reja me Kovid-19, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2866 teste, ndërkohë që janë regjistruar 21 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-13 dhe Tetovë-5, Kumanovë-1, Prilep-1, në Gostivar-3 në Shtip-1 dhe 2 të infektuar në Kërçovë. Janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar, 3 në Strumicë, 2 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 1në Shkup. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.