“24 vjet nga qëndresa për liri dhe barazi” – VLEN kujton luftëtarët e UÇK-së!
“24 Vjet nga Qëndresa për Liri dhe Barazi!
Plot 24 vite më parë, në këtë ditë, u ndez zjarri i qëndresës për liri dhe të drejta të barabarta. Luftëtarët e UÇK-së ngritën zërin dhe armët për dinjitetin kombëtar, duke u bërë simbol sakrifice dhe guximi. Sot, pranë emblemes së shqiponjës, përulemi me nder dhe respekt për ata që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë. Kujtesa e tyre është amanet, ndërsa liria dhe barazia mbeten përgjegjësia jonë!
Lavdi dëshmorëve!”, shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri nga VLEN.