24-vjeçari nga Tetova sulmon fizikisht babanë e tij
Sektori për punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria 24-vjeçarin nga Tetova pasi babai i tij e ka raportuar për sulm fizik ndaj tij.
“Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.