Maqedoni

24 viktima dhe 323 të infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.928 testime të realizuara 323 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 714 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërkaq, 24 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19./TV21