Maqedoni

24 maji shënohet në Romë – Lutje tek varri i Shën Kirilit, lule te pllaka e gjuhës maqedonase

Lutje tek varri i Shën Kirilit, në Bazilikën Shën Klimenti në Romë.
Kështu e nisi shënimin e 24 majit, ditës së iluministëve sllavë Shën Kirili dhe Metodi, delegacioni shtetëror-fetar i Maqedonisë së Veriut të cilit po i prin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Pas gjithë ceremonisë, në oborrin e Bazilikës presidentja u prit nga besimtare maqedonase që kishin ardhur këtu përmes shoqërisë kishtare.

“Mesazhi është se Kirili ka qenë me shekuj para kohës dhe se Kirili e ka ndërtuar jo vetëm jetën e tij por edhe jetën tonë në një farë mënyre në Europë para shumë shekujsh”, tha Gordana Siljanovska-Davkova.

Mitropoliti evropian Pimen tha se duhet vazhduar kremtimi i veprës së vëllezërve iluministë, sepse përmes alfabetit dhe gjuhës popujt mund të dëgjojnë dhe kuptojnë njëri-tjetrin.

“Pikërisht këtu, ku prehet Shën Kirili, herezia tregjuhëshe u mposht. Ajo tregoi se Zoti mund të lavdërohet në çdo gjuhë dhe kështu i jep mundësinë çdo personi të dëgjojë për Zotin në gjuhën e tij dhe të mos jetë thjesht një vëzhgues pasiv, por të jetë në gjendje t’i përkushtohet në mënyrë aktive shërbimit”, tha Pimen Mitropolit.

Pas kësaj, u vendos kurorë lulesh pranë pllakës së gjuhës maqedonase në bazilikën Santa Maria Maxhore.