Maqedoni

2100 kilogramë kanabis nga Afrika e Jugut në Maqedoni

Instadose Pharma Corp dërgoi 2.125 tonë metrikë (2,125 kilogramë) kanabis medicinal legal nga Afrika e Jugut në Maqedoninë e Veriut, njoftoi të mërkurën kompania në fjalë. Kjo sasi rekorde përfaqëson dërgesën më të madhe të kanabisit në nivel global deri më sot, transmeton Portalb.mk.

Dorëzimi i 2.125 tonë metrikë nga Johannesburg, Afrika e Jugut, në Shkup përfundoi më 25 dhjetor 2021.

Instadose Pharma Corp me bazë në Virxhinia, është kompani kultivimi, prodhimi dhe shpërndarjeje globale për kanabisin medicinal dhe vajin kanabinoid.

Sipas një njoftimi për mediat, produkti është shitur dhe është i destinuar për klientët farmaceutikë të licencuar në Bashkimin Evropian.

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut u lejua në vitin 2016 me ndryshimet e Ligjit për kontrollin e drogave dhe substancave psikotrope. Që atëherë, ka pasur debat të vazhdueshëm për lejimin e përdorimit rekreativ të kësaj substance. Aktualisht, qeveria ka dhënë rreth 60 licenca për kompanitë për prodhimin e kanabisit mjekësor.